Brajan Gruda ka marrë një dhuratë të veçantë nga Lionel Messi, një palë këpucë futbolli të edicionit të kufizuar “Adidas F50 Messi – El Último Tango”.
Modeli special lidhet me karrierën e jashtëzakonshme të yllit argjentinas dhe, sipas raportimeve, janë prodhuar vetëm 208 palë në të gjithë botën, në referencë të 208 ndeshjeve të Messit me kombëtaren e Argjentinës.
Dhurata për talentin me origjinë shqiptare është shoqëruar edhe me një kartolinë të firmosur nga tetë herë fituesi i Topit të Artë.

Ky gjest përbën një moment të veçantë për Grudën, i cili konsiderohet një nga emrat interesantë të brezit të ri të futbollit.
Një dhuratë e rrallë nga një prej legjendave më të mëdha të historisë së futbollit, që e bën këtë moment edhe më të veçantë për futbollistin shqiptar.



