Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

SHBA ngre të tjera akuza ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij – Vizion Plus

Press Online8 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza të reja ndaj ish-presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, duke i akuzuar për komplot për kryerjen e torturës.

Akuzat, të bëra publike të enjten, i shtohen atyre për trafik droge dhe armësh, të cilat çifti i ka mohuar. Maduro, 63 vjeç, dhe Flores, 69 vjeç, ndodhen në një qendër paraburgimi në Brooklyn që prej janarit, pas kapjes së tyre nga forcat amerikane në Caracas.

Sipas aktakuzës së re, gjatë periudhës së Maduro-s në pushtet, sistemi represiv në Venezuelë përfshinte ndalime arbitrare, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë dhe torturimin e të burgosurve, përfshirë shtetas amerikanë.

Prokurorët përmendin metoda të tilla si goditjet elektrike, mbytja, përdhunimi, izolimi i zgjatur, privimi nga ushqimi dhe tortura psikologjike. Sipas tyre, Flores kishte luajtur një rol të rëndësishëm në këtë sistem dhe kishte marrë informacione mbi torturimin e të burgosurve.

Akuzat përkojnë me dëshmi të dhëna prej vitesh nga ish-të burgosur venezuelianë dhe organizata të të drejtave të njeriut.

Javier Tarazona, drejtues i një organizate për të drejtat e njeriut në Venezuelë, tha për BBC Mundo-s në fillim të këtij viti se ai dhe vëllai i tij u mbajtën për 46 ditë në një qeli të vogël ndëshkimi, pasi u arrestuan në mënyrë arbitrare.

Një tjetër ish-i burgosur, Ángel Godoy, tha për BBC Mundo se ishte mbajtur në izolim për muaj të tërë dhe nuk ishte lejuar të kontaktonte me bashkëshorten e tij, e cila nga ana e saj nuk kishte informacion për vendndodhjen e tij.

Gjyqi ndaj Maduro-s dhe Flores pritet të nisë në qershor 2027. Ndërkohë, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka deklaruar se ka marrë raportime për vazhdimin e torturave ndaj të ndaluarve edhe pas largimit të Maduro-s nga pushteti.

Previous ArticleNjë histori dashurie dhe përkushtimi: Justina Shiroka-Pula në udhëheqjen e Kosovës
Next Article Skandali i menaxherit: A po përvetëson Ceni Kamberi milionat e Norës?

Lajme të ngjashme

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.