Partia Demokratike Kombëtare (PDK), e drejtuar nga Kastriot Haxhirexha, kishte të artikuluar hapur kërkesën për federalizimin e Maqedonisë, si pjesë të programit të saj politik.
Në një intervistë për emisionin “Dialog te Lajmi” me moderatorin Sefer Tahirin, historiani Jonuzi-Krosi, konfirmon se kjo kërkesë nuk ishte vetëm qëndrim i individëve brenda partisë, por ishte paraqitur edhe në formë zyrtare.
Sipas tij, PDK-ja në atë periudhë kishte tubuar një numër të konsiderueshëm veprimtarësh dhe idealistësh të çështjes kombëtare. Në radhët e saj kishte qenë edhe Xhezair Shaqiri – komandant Hoxha, i cili ishte edhe deputet i kësaj partie.
Profesor Ismet Jonuzi-Krosi poashtu u ndal edhe tek zhvillimet pas konfliktit të vitit 2001, formimit dhe dështimit të Këshillit Koordinues, ku përfaqësoheshin partite PPD-ja, PDSH-ja dhe PDK-ja, si dhe te krijimi i parties BDI-së në vitin 2002, zhvillim që ndikoi ndjeshëm në skenën politike shqiptare dhe në vetë PDK-në. ‘Lajm TV’


