Shkupi pritet të përmirësojë sistemin e grumbullimit të mbeturinave me automjete të reja të specializuara dhe 3.300 kontejnerë, në përpjekje për të zgjidhur problemin shumëvjeçar të papastërtisë.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se automjetet i janë dorëzuar qytetit dhe pritet të vihen në funksion pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore.
Ndërkohë, është nënshkruar kontrata për furnizimin me 3.300 kontejnerë të rinj, me çmim prej 9.600 denarësh për copë, pothuajse përgjysmë më lirë se furnizimet e mëparshme, sipas Gjorgjievskit.
Autoritetet e qytetit presin që pajisjet e reja të mundësojnë grumbullim më të shpejtë të mbeturinave, zbrazje të rregullt të kontejnerëve dhe rrugë më të pastra.


