Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi verën e ardhshme – Vizion Plus

Press Online7 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar mundësinë që Mali i Zi ta nënshkruajë traktatin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Ajo ka thënë se pjesa teknike e negociatave me Malin e Zi mund të përfundojë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa ka theksuar që Komisioni tashmë është duke përgatitur traktatin e anëtarësimit, që mund të nënshkruhet verën e ardhshme.

“Pastaj vijon procesi i ratifikimit, i cili mund të zgjasë nga një deri në dy vjet, varësisht nga ajo që do të ndodhë në shtetet anëtare veç e veç. Kjo do të thotë se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028”, deklaroi Kos para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).

Mali i Zi është vendi kandidat më i avancuar në procesin e anëtarësimit. Në negociatat për anëtarësim, tashmë ka mbyllur përkohësisht më shumë se gjysmën e kapitujve. Aktualisht, ka gjithsej 18 kapituj të mbyllur përkohësisht, nga gjithsej 33 sa janë në procesin negociues për anëtarësim. Mali i Zi ende synon t’i përfundojë negociatat deri në fund të këtij viti.

Mali i Zi do të jetë i pari që do t’i ndiejë rregullat e reja të Komisionit Evropian, që më 6 tetor miratoi propozimin për vendet e ardhshme anëtare.

Komisioni ka theksuar se qasja e re fillimisht do të zbatohet për marrëveshjet e anëtarësimit në Marrëveshjen me Malin e Zi, e më pas edhe për traktatet e ardhshme të anëtarësimit.

Zgjerimi i BE-së do të jetë në qendër të diskutimeve të krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane në samitin që do të mbahet më 15 dhe 16 tetor në Bruksel. Liderët e 27 shteteve anëtare do të shqyrtojnë edhe perspektivat për përfundimin e negociatave me Malin e Zi.

“Këshilli Evropian mirëpret punën që po zhvillohet për hartimin e traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi dhe vëren synimin e presidencës së Këshillit të BE-së për t’i mbyllur të gjithë kapitujt negociues deri në fund të këtij viti”, thuhet në draftin e konkluzioneve të samitit, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë.

Komisioni Evropian në fund të tetorit do të paraqesë udhërrëfyesit kuadër për katër vendet që konsiderohen më të avancuara në procesin e anëtarësimit: Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Kusht është që këto vende ta ruajnë ritmin e reformave. Udhërrëfyesit nuk paragjykojnë rezultatin dhe as dinamikën e negociatave, por shërbejnë si bazë për punën e Këshillit të BE-së./rel

Previous ArticleAbdullahu: Me Shiroka-Pulën presidente, institucionet nuk janë më njëpartiake
Next Article Kontrolle të rrepta në transportin publik: 34 automjete hiqen nga qarkullimi

Lajme të ngjashme

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.