Ish-kreu i Aleancës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është bashkuar protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Haradinaj është parë në mesin e protestuesve së bashku me disa deputetë të tjerë të Aleancës, të cilët kanë marrë pjesë në protestën e zhvilluar pas tensioneve të krijuara gjatë mbrëmjes.
Protesta në Prishtinë është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa në disa pjesë të sheshit është përdorur gaz lotsjellës.


