Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), do të mbajë sot, të hënën, protestë para Kuvendit të Kosovës.
Protesta do të nisë në orën 09:00, para objektit të Kuvendit, pikërisht në kohën kur pritet të fillojë seanca plenare.
Fillimisht, protesta ishte paralajmëruar për orën 12:00, por OVL-UÇK ka ndryshuar orarin pas thirrjes së seancës plenare të Kuvendit në orën 09:00.
Në pikën e parë të rendit të ditës së seancës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Protesta mbahet në kuadër të kërkesave të OVL-UÇK-së lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.


