Gjashtëmbëdhjetë persona janë privuar nga liria gjatë kontrolleve policore të zhvilluara në lokacione të ndryshme në Shkup, Tetovë, Gostivar, Shtip, Kavadar dhe në pikën kufitare Tabanoc.
Në Shkup janë ndaluar tetë persona, tek të cilët policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një substancë të bardhë pluhurore.
Në Tetovë janë ndaluar tre persona.
Tek njëri prej tyre janë gjetur dy paketime me kokainë dhe një thikë kuzhine, ndërsa tek një tjetër është gjetur një send me mbetje kokaine.
Në Gostivar, Shtip dhe Kavadar, policia ka sekuestruar gjithashtu kokainë dhe marihuanë.
Ndërkohë, në pikën kufitare Tabanoc është ndaluar një shtetas i Çekisë, pasi në bagazhin e automjetit të tij është gjetur marihuanë.
Policia ka njoftuar se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të vijojnë kallëzimet përkatëse.


