Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Nations League/ Pak orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

Press Online3 Tetor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Edhe pak orë kanë mbetur nga ndeshja që Kombëtarja shqiptare do të luajë me Finlandën në Stadiumin Olimpik të Helsinkit. Është një ndeshje mes dy skuadrave që kryesojnë grupin dhe për të cilat kjo sfidë do të përcaktojë shumë për ecurinë e tyre në këtë Nations League.

Kombëtarja kuqezi tashmë është gati teksa i ka mbyllur të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje ku marrja e 3 pikëve është shumë e rëndësishme.

Kombëtarja shqiptare shkon në këtë përballje si kryesuese e grupit C1 me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, ndërsa Finlanda është në vendin e dytë. Bjellorusia është me 1 pikë e San Marino në fund me 0 pikë.  Dhe me një situatë të tillë sfida e kësaj pasditeje merr një vlerë shumë të madhe. Në rast fitoreje, Kombëtarja shqiptare do të hidhte një hap të madh drejt vendit të parë, ndërsa në rast barazimi do të ruante dhe kontrollonte pozicionin e saj.

Kombëtarja shqiptare mund të sigurojë matematikisht që në dy ndeshjet e fundit vendin e parë, por fillimisht duhet që të fitojnë ndaj Finlandës dhe më pas ndaj San Marinos, ndërsa sfida mes Bjellorusisë dhe Finlandës do të duhet të mbyllet në barazimi. Nëse do të kemi këtë kombinim rezultatesh, kuqezinjtë do të shkonin në 12 pikë dhe do të ishte e pamundur për ndjekësit që të përmbysnin këtë hendek në sfidat e mbetura.

Gjithsesi, tashmë vëmendja është te 90 minutëshi që do të nisë pas pak orësh me Kombëtaren shqiptare që ka shansin të vijojë me lojën e mirë dhe marrjen e rezultateve pozitive edhe pse kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë për kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran.

 

 

Previous Article“Miti i të paprekshmëve ra”: 50 mijë euro në kasafortë dhe automjete të sekuestruara në Prilep
Next Article Shenjat që mund të tregojnë rezistencë ndaj insulinës!

Lajme të ngjashme

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin!

19 Nëntor 2026 SPORT

Merr fund makthi që po zgjat pothuajse 1 vit, Medon Berisha sheh fritë në fund të tunelit!

19 Nëntor 2026 SPORT

Tetë vite pas festimit historik me shqiponjë, Shaqiri: Ishte emocion, jo politikë!

19 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në dyshim, Milan e vëzhgon

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.