Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Miti i të paprekshmëve ra”: 50 mijë euro në kasafortë dhe automjete të sekuestruara në Prilep

Press Online3 Tetor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

  1. Mbi 50.000 euro janë gjetur në një kasafortë bankare gjatë një kontrolli shtesë në Prilep, ndërsa numri i lokacioneve të kontrolluara në kuadër të aksionit kundër një grupi të organizuar kriminal ka arritur në 37, njoftoi drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev.

Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj 21 personave. Ndaj 14 prej tyre është caktuar paraburgim deri në 30 ditë, ndërsa katër të tjerë janë në arrest shtëpiak. Katër punonjës policie të dyshuar po trajtohen nga Kontrolli i Brendshëm i MPB-së.

“Dje u kontrollua edhe një kasafortë në një bankë në Prilep, ku gjetëm mbi 50.000 euro të tjera. Gjithashtu, gjetëm dhe sekuestruam automjete”, tha Janev.

Aksioni u zhvillua më 30 shtator, pas një hetimi disamujor. Sipas policisë, grupi përbëhej nga 21 persona, 20 nga Prilepi dhe një nga Shkupi, të dyshuar për trafikim të paligjshëm të drogës dhe krim ekonomik.

Janev deklaroi se rrjeti i shpërndarjes së drogës ishte ndërtuar për më shumë se 15 vjet dhe nuk përjashtoi përfshirjen e personave të tjerë në hetim.

“Miti i të paprekshmëve në Prilep më në fund ra. Askush nuk mund të fshihet pas lidhjeve dhe njohjeve”, deklaroi Janev.

Pas aksionit është shtuar prania policore në qytet, ndërsa hetimet vazhdojnë. Policia synon gjithashtu të forcojë bashkëpunimin me qytetarët dhe bizneset lokale për luftën kundër kriminalitetit.

Sipas Janevit, operacioni ishte pjesë e një pune të planifikuar dhe të koordinuar kundër krimit të organizuar.

Previous ArticleDiaspora proteston në katër qytete evropiane kundër vendimit të Speciales
Next Article Nations League/ Pak orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

Lajme të ngjashme

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pas shumë vitesh bllokim, zgjidhet çështja e tokës për objektin e ri të BFI-së në Kala të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Opozita kundërshton shfuqizimin e ligjit për koordinimin e shërbimeve të sigurisë

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

25 vjet kundër, por sot për Ahmetin federalizimi i Maqedonisë mund të jetë zgjidhje

19 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.