Një objekt në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri këtë të premte.
Megjithatë, nuk raportohet për persona të lënduar, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që zjarrëfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, u shpreh Pllana.



