Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

28-vjeç dhe merret me…/Sozia italiane e CR7 “çmend” rrjetin!

Press Online2 Tetor 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Cristiano Ronaldo ka një tjetër “version” të tij në rrjetet sociale. Quhet Luca Sperandio, është 28 vjeç, jeton në Itali dhe ngjashmëria e tij me yllin portugez është aq e madhe, sa shpesh njerëzit ndalojnë për ta parë nga afër. Në Instagram ai njihet si “Crspera” dhe profili i tij ka kaluar shifrën e 400 mijë ndjekësve. Përmbajtja që publikon është e lidhur kryesisht me futbollin dhe me personazhin që ai imiton prej vitesh.

Por Luca nuk është futbollist profesionist në Portugali dhe as nuk luan në sulm. Ai është pjesë e Garinos, një skuadër italiane e kategorive të ulëta, ku aktivizohet si mbrojtës qendre. Për të, futbolli është njëkohësisht pasion dhe pjesë e jetës së përditshme. Ideja për të kthyer ngjashmërinë me Ronaldon në një personazh për rrjetet sociale lindi pas një momenti krejt rastësor. Kur ishte më i ri, nëna e tij e kishte çuar në Caselle pikërisht në ditën kur avioni i Real Madridit, me Ronaldon në bord, pritej të ulej përpara një ndeshjeje kundër Juventusit.

Disa gazetarë e ngatërruan për pak çaste me futbollistin portugez. Ishte pikërisht ai moment që e bëri Lucën të kuptonte se ngjashmëria mund të kthehej në një ide për përmbajtje. Kështu, në vitin 2023 lindi profili “crspera”, ku Luca nisi të kombinonte pamjen e Ronaldos me personalitetin e tij. Sot ai ka publikuar më shumë se 600 postime, ndërsa disa prej videove të tij kanë marrë miliona shikime.

Një prej tyre, ku shfaqet duke bërë xhonglime me topin së bashku me djalin e parukieres së tij, arriti plot 86 milionë shikime. Përveç pamjes, Luca ka punuar edhe për të imituar lëvizjet ikonike të CR7. Një prej videove më të famshme është rikrijimi i roveshatës së Ronaldos ndaj Juventusit, për të cilën iu deshën disa tentativa deri në realizimin e versionit që donte. Megjithatë, ai e thekson vazhdimisht se gjithçka bëhet për argëtim. Luca thotë se nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjikale për t’iu ngjarë Ronaldos dhe se e di shumë mirë se ku mbaron imitimi dhe ku fillon realiteti.

“Ai është kampioni, unë jam një lojtar amator që di të qeshë me veten”, është një prej mënyrave se si ai e përshkruan raportin me personazhin që ka krijuar. Humori është një pjesë e rëndësishme e videove të tij. Luca rikrijon intervista, veshje dhe momente të Ronaldos, duke i përshtatur ato me jetën e tij. Në vend të fanellës së Al-Nassr, për shembull, ai shfaqet me uniformën e Garinos.

Edhe pseudonimet janë kthyer në pjesë të lojës. “Rotondo”, “Robaldo” apo “Ranaldo” janë disa prej emrave që përdoruesit i kanë vendosur në mënyrë ironike, ndërsa ai vetë i ka përqafuar me humor. Pavarësisht famës në internet, jeta e Lucës është shumë larg asaj të një superylli. Ai ka studiuar Shkencat e Sportit, punon me fëmijët dhe drejton një shkollë futbolli. Kur zbret në fushë me Garinon, thotë se për shokët e skuadrës është thjesht Luca. Ngjashmëria, megjithatë, vazhdon t’i krijojë situata të pazakonta. Njerëzit shpesh e shikojnë në rrugë, ndërsa një herë dy vajza madje e ndoqën për pak kohë, të bindura se kishin parë Ronaldon. Së fundmi, Luca udhëtoi drejt Lisbonës për të ndjekur një ndeshje të Portugalisë.

Previous ArticleUrsula von der Leyen sot në Shkup, vendoset regjim i veçantë i trafikut
Next Article Zhegrova: Juventusi gjithmonë më mirë se Interi!

Lajme të ngjashme

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Gjykata hap hetim ndaj Julio Iglesias për abuzim seksual, dy ish-punonjëse e denoncojnë!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa flet për fëmijërinë: “Shqipja gjuha ime e parë…”

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Chiara Ferragni zbulon anën e errët të martesës me Fedez: “Kishte mëngjese që…”

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

“Lidhja mund të funksionojë por…”/Xhonatan Islami: Do ishte avantazh nëse të dy do ishim të apasionuar pas adrenalinës!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.