Edon Zhegrova, sulmuesi anësor i Juventusit dhe Kosovës, ka dhënë një intervistë për Sportmediaset, ku ka folur për tema të ndryshme, duke nisur nga sfida e fundit e “Dardanëve”, ku luajti vetëm çerek ore në fund.
Ta filloja nga stoli ndaj Izraelit ishte një vendim i trajnerit. Mezi pres ndeshjen e radhës për ta nisur titullar. Besoj te kombëtarja ime, kemi lojtarë me kualitet. Do të luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi shanse të mëdha për të fituar. Do të bëjmë gjithçka për vendin e parë në grup.
Për Juventusin u shpreh:
Jam vërtet shumë i lumtur që jam te Juve, është një klub i madh. Nuk ka si të mos jem i kënaqur me shokët, trajnerin dhe gjithë skuadrën. Është privilegj të jem pjesë e këtij klubi dhe do të jap më të mirën sa herë do të zbres në fushë.
Në verë Zhegrova ishte pranë shitjes.
Qëndrova, sepse dua të arrij diçka të madhe te ky klub. Nuk dua ta lë Juventusin në këtë mënyrë. Desha të qëndroj dhe dua të bëj gjëra të mëdha për këtë klub.
A mund të fitojë Juventusi titullin? Kemi një skuadër të mirë, grup shumë të mirë. Duam të fitojmë çdo ndeshje. Mendoj se kemi kualitet, në fund do të bëjmë llogaritë.
Në fund Zhegrova sfidon Interin kampion në fuqi:
A jemi më të fortë se ata? Nuk dua të flas për këtë, por Juventusi është gjithmonë më mirë (qesh).



