
Trajko Bojkovski, i akuzuar për katër vrasje dhe dy tentativa për vrasje në rajonin e Kumanovës, në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Kumanovës pranoi se ka vrarë tri gra dhe se qëndron pas dy tentativave për vrasje.
Bojkovski deklaroi se motivi kanë qenë paratë, duke mohuar pretendimet e Prokurorisë se veprat kanë pasur motive seksuale dhe nekrofilike.
Prokuroria e akuzon për katër vrasje të kryera nga janari 2025 deri në shkurt 2026 në Kleçovcë, Dragomancë, Star Nagoriçan dhe Çellopek, si dhe për dy tentativa për vrasje.
Në seancë u prezantua edhe ekspertiza psikiatrike. Eksperti Stojan Bajraktarov deklaroi se Bojkovski ka qenë i vetëdijshëm dhe i aftë të kontrollojë veprimet e tij. Në ekspertizën e mëparshme janë evidentuar karakteristika psikopatike dhe shtysa seksuale e nekrofilike.
Prokurori Ljubomir Lape tha se i akuzuari gjatë hetimit kishte pranuar veprat, ndërsa Prokuroria disponon edhe prova të tjera materiale.
Fjalët përfundimtare janë caktuar për 6 tetor, pas së cilës pritet shpallja e aktgjykimit.


