Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kontrabanda kalonte kufijtë: Toshkovski zbulon ku do të përfundonin ilaçet e sekuestruara

Press Online23 Shtator 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sot deklaroi se disa nga barnat ilegale, të cilat ishin konfiskuar në një aksion policor, janë destinuar për tregun vendor, ndërsa të tjerat për tregun e huaj, duke shtuar se çështja lindi nga procedurat e mëparshme operative dhe ekspertiza mjeko-ligjore e telefonave celularë.

“Një pjesë e tyre ishin për tregun e Maqedonisë, ndërsa një pjesë në lidhje me informatat e para që i kam, ishin për tregun e territorit të fqiut tonë. Është mirë që kjo procedurë dhe veprim po ndërmerret në mënyrë të koordinuar në bashkëpunim me Prokurorinë Publike bazuar në procedurat e mëparshme që, le të themi, i kemi filluar në mënyrë efektive në kuadër të telefonave që u sekuestruan gjatë aksionit fillestar që patëm kohë më parë”, tha Toshkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas seancës së dialogut të Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian.

Plotësisht dolën dëshmi, siç tha, të cilat çuan te të gjithë hapat e ndërmarrë për zbulimin e grupit kriminal.

“Është mirë që një grup i organizuar kriminal, i cili vitet e fundit ka vepruar në një mënyrë që ishte jashtë ligjit, duke importuar lloje të ndryshme të mallrave të paligjshme në territorin e shtetit, për ta thënë butë, është parandaluar, dhe është mirë që nuk do të jetë më në gjendje ta bëjë këtë. Dhe shpresoj që Prokuroria Publike dhe gjykata do të marrin të gjitha përgjegjësitë e tyre në të ardhmen në mënyrë që më në fund të shohin drejtësi në këtë rast dhe t’u dërgojnë një mesazh të gjithë atyre që mendojnë se janë të paprekshëm”, theksoi ai.

MPB dje njoftoi detaje të aksionit në të cilin u zbulua grupi kriminal për kontrabandimin e mallrave dhe veprave penale korruptuese, me ç’rast është dorëzuar padi penale kundër tetë persona, janë marrë mbi 100.000 euro, barna, suplemente dhe gjëra tjera.

Nëpunësit policor nga Departamenti për Zbulimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit Serioz, në koordinim me Departamentin për Operacione Policore Speciale – Njësia për Sistemim të Shpejtë, pardje nën udhëheqësinë e PTHP NKOK zbatoi aksion policor për zbulimin e grupit kriminal të përfshirë në kontrabandimin e mallrave dhe veprave penale korruptuese.

Bazuar në urdhëresa nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, u kryen bastisje në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli, gjatë të cilave gjashtë persona u privuan nga liria, dhe gjatë bastisjeve u gjetën dhe u sekuestruan mbi 100.000 euro, 16 pllaka me ngjyrë ari, cigare dhe duhan pa pulla akcize, një sasi e madhe barnash dhe suplemente, të cilat ishin importuar ilegalisht në vend, disa telefona celularë dhe sende të tjera.

Njësia e Krimit Financiar në kuadër të Sektorit të Hetimeve Penale në Departamentin për Zbulimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ngriti kallëzime penale në PTHP NKOK kundër tetë personave: M. S. (52) nga Tetova, Z. S. (42) nga Gjevgjelia, A. S. (38) nga Shkupi, B. L. (46) nga Tetova, E. A. (55) nga Shkupi, D. DXh. (46) nga Tetova, B. A. K. (34) dhe S. S. (42), të dy nga Turqia, për krime të shumta, duke përfshirë kontrabandë, fshehje të mallrave që janë objekt i kontrabandës, shmangie nga akciza, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore, si dhe pastrim parash dhe të ardhurave të tjera nga veprat penale.

Në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2026, i raportuari i parë M. S. organizoi importin dhe ruajtjen e paligjshme të mallrave të akcizës – cigareve dhe duhanit, si dhe rishitjen e tyre të mëtejshme. Në kuadër të aktiviteteve kriminale, duke i dhënë ryshfet doganierit Z. S., anëtarëve të grupit iu mundësua të transferonin lirshëm mallra akcize përmes vijës doganore pa deklaruar dhe paguar detyrimet ligjore, si dhe të importonin ilegalisht ilaçe dhe suplemente të destinuara për shitje. Disa nga veprimet e identifikuara shkaktuan dëme materiale në buxhetin e shtetit, përkatësisht u shmangën detyrimet doganore, akciza dhe tatimi mbi vlerën e shtuar në një sasi të konsiderueshme, dhe duke i lëshuar ato në qarkullim pa miratim, udhëzime dhe recetë, disa nga produktet përbënin rrezik për shëndetin e njerëzve.

Previous ArticleTaravari: Mickoski e humbi momentin për afrimin me Bullgarinë pas tragjedisë në Koçan
Next Article Grubi komentoi provat që Prokuroria paraqiti kundër tij, gjykatësja: Prisni, do të vijë radha edhe për mbrojtjen tuaj

Lajme të ngjashme

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pas shumë vitesh bllokim, zgjidhet çështja e tokës për objektin e ri të BFI-së në Kala të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Opozita kundërshton shfuqizimin e ligjit për koordinimin e shërbimeve të sigurisë

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

25 vjet kundër, por sot për Ahmetin federalizimi i Maqedonisë mund të jetë zgjidhje

19 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.