Gazetarja e sportit Trevisa Tufa ka ndarë në një bisedë në “Live From Tirana” përvojën e saj prej dhjetë vitesh në gazetari sportive, duke folur hapur për ndryshimet që ka parë në këtë fushë dhe për mënyrën si e percepton botën e showbizit dhe të rrjeteve sociale. Ajo tregoi se karriera e saj e ka zanafillën në terren, ku ka punuar në kushte të vështira, në shi dhe në temperatura të larta, diçka që sipas saj i ka dhënë më shumë kënaqësi sesa puna në studio.
Ke menduar ndonjëherë për ndonjë trampolinë të tipit reality show, Big Brother? Të ka shkuar ndonjëherë në mendje?
Jo. Është një karakter që unë nuk e kam, sepse unë jam shumë e brishtë. Qaj shumë edhe kam nevojë shumë për prindërit gjatë gjithë kohës. Unë jam shumë e lidhur me prindërit edhe me motrën edhe e di që nuk do ta bëja. Edhe e di që nuk do ta bëja dot pikërisht nga kjo gjë. Do dilja për dy ditë maksimumi më i madh që mund të ndodhte. Se jam vetë natyra e tillë edhe sidomos nëse më prekin pastaj në pikat e dobëta të miat siç janë familja, qoftë edhe puna ime që unë kam punuar shumë në jetën time për të arritur këtu ku jam, nuk duroj dot. Dhe sa të kaloj në një nivel super sajani [qesh] që unë patjetër nuk e dua këtë për veten time… Sepse shumë pak njerëz mund ta kenë pare në jetën time edhe nuk dua ta bëj këtë gjënë.


