Kumanova së shpejti do të ketë më shumë kamera të sistemit “Safe City”, të cilat do të evidentojnë shkeljet në komunikacion.
Komandanti i Stacionit Policor të Kumanovës, Tomislav Dodevski, tha se kamerat aktuale nuk janë të mjaftueshme dhe se zgjerimi i sistemit bëhet edhe pas kërkesave të qytetarëve.
Sipas tij, përveç bulevardit “Revolucioni i Tetorit” dhe lokalitetit “Tabakana”, pritet që kamera të reja të vendosen edhe në disa lokacione të tjera në qytet.
Në Kumanovë, shqiptimi i gjobave përmes kamerave të sistemit “Safe City” ka nisur në shkurt të këtij viti. Kamera aktualisht ka edhe në hyrje-daljet e qytetit dhe në pjesë të rrugëve rajonale.


