Artan Behrami pas raportimit se është konfirmuar identiteti i tri viktimave të gjetura në varrezat në Zubin-Potok, të cilat i përkasin “Grupit të Intelektualëve”, ka reaguar Behrami.
Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka akuzuar EULEX-in se e ka fshehur rastin e 27 intelektualëve
Behrami ka thënë se, pas 27 vjetësh, me anë të ADN-së janë konfirmuar tri nga viktimat e “Grupit të Intelektualëve”.
“EULEX-i e ka ditur vendin, e ka ditur masakrën, i ka ditur autorët!”, ka shkruar Behrami.
Ai ka akuzuar gjithashtu EULEX-in se ndaj Serbisë janë fshehur krimet, ndërsa Kosovës ja mveshin ato. “Serbisë ia fshehin krimet, Kosovës ia mveshin! Ky është racizëm antishqiptar!”, ka shkruar Behrami.


