Gjykata Kushtetuese ende nuk ka caktuar datën e seancës përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, çështje që është aktive që nga viti 2019. Shkak është mungesa e përbërjes së plotë të Gjykatës, e cila aktualisht funksionon me tetë nga nëntë gjyqtarët.
Kushtetuesja ka vendosur që për këtë lëndë të marrë vendim vetëm me përbërje të plotë. Procedura për zgjedhjen e gjyqtarit të ri ende nuk ka përfunduar në Kuvend.
Seanca përgatitore, e cila është shtyrë disa herë, pritet të përfshijë ekspertë vendorë, përfaqësues të iniciativave dhe përfaqësues të Komisionit të Venecias.


