Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kurti për 28-vjetorin e zhdukjes së Xhavit Hazirit: U rrëmbye nga autoritetet serbe dhe mbeti i pagjetur

Press Online17 Shtator 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar aktivistin Xhavit Haziri, në 28-vjetorin e zhdukjes së tij. Kurti ka bërë homazhe pranë shtatores së Hazirit në Obiliq, duke rikujtuar rrethanat e rrëmbimit të tij më 17 shtator 1998 dhe veprimtarinë e tij politike e patriotike.

Në një postim, Kurti ka thënë se Haziri u rrëmbye nga autoritetet e sigurisë së Serbisë dhe që nga ajo ditë vazhdon të jetë i pagjetur.

“28 vite më parë, aktivisti i shquar Xhavit Haziri, u rrëmbye nga autoritetet e sigurisë së Serbisë dhe u zhduk dhunshëm, duke ngelur i pagjetur që nga atëherë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka treguar se, për ta përkujtuar jetën dhe veprën e Hazirit, ka bërë homazhe pranë shtatores së tij në Obiliq, në përvjetorin e zhdukjes.

“Për ta kujtuar jetën dhe nderuar veprën e Xhavit Hazirit, bëmë homazhe pranë shtatores së tij në Obiliq, në përvjetorin e zhdukjes së tij më 17 shtator të vitit 1998. Atë ditë, që ishte e enjte sikur edhe sot, Xhavit Haziri kishte dalur nga shtëpia e tij për të shkuar në zyrat e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë ku punonte”, ka deklaruar kryeministri.

Sipas Kurtit, Haziri ishte rrëmbyer teksa po kalonte pranë Xhamisë së Llapit në Prishtinë.

“Kur po kalonte afër Xhamisë së Llapit, dy zyrtarë të shërbimit të fshehtë të Serbisë, e rrëmbyen dhe e futën në makinën e tyre të markës ‘Golf’ me ngjyrë të bardhë. Dëshmitarët e rastit, kanë deklaruar që kjo makinë lëvizi në drejtim të rrugës ku gjendej Medreseja e Prishtinës”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se katër ditë pas zhdukjes, familjarët e Hazirit e raportuan rastin në media, ndërsa ai nuk është gjetur deri më sot.

“Katër ditë më pas, më 21 shtator, familjarët e raportuan të zhdukur Xhavit Hazirin në media, por ai ka mbetur i zhdukur që nga ajo kohë deri sot”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka rikujtuar edhe biografinë dhe angazhimin politik të Hazirit. Sipas tij, ai ishte me origjinë nga Druari i Vushtrrisë, ishte shkolluar në Obiliq dhe kishte përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës.

“Me origjinë nga Druari i Vushtrrisë, aktivisti Xhavit Haziri (1960) ishte shkolluar në Obiliq kurse kishte mbaruar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Që pas demostratave të vitit 1981, Xhavit Haziri u angazhua aktivisht në përafrimin dhe bashkimin e organizatave të fshehta politike në Kosovë, periudhë kjo gjatë të cilës, ai vuajti dënim me burg nga viti 1986 deri më 1990”, ka shkruar Kurti.

Pas lirimit nga burgu, sipas Kurtit, Haziri vazhdoi veprimtarinë e tij politike dhe patriotike.

“Pas lirimit nga burgu, Xhavit Haziri e vazhdoi aktivitetin e tij politik dhe patriotik në Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si një nga pjesëtarët më të shquar të këtyre dy organizatave”, ka deklaruar ai.

Në përmbyllje të postimit, Kurti e ka cilësuar Hazirin si hero të Kosovës dhe dëshmor të lirisë, duke nderuar kujtimin e tij.

“Heroi i Kosovës dhe dëshmori i lirisë së saj, Xhavit Haziri, do të kujtohet për angazhimin e tij patriotik ndër shokë në historinë e betejave të popullit të Kosovës për liri. Lavdi!”, ka shtuar Kurti.

Previous ArticleKlopp publikon listën e lojtarëve të Gjermanisë, i ftuar edhe një shqiptar
Next Article Jennifer Lopez lëndohet dhe fillon t’i rrjedhë gjak në skenë?

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.