Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Bajrami dorëzohet në Bllacë, njësoj si Grubi! Aktakuza do t’i paraqitet në paraburgim në Shutkë

Press Online9 Shtator 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës nga drejtimi i Hanit të Elezit erdhi si këmbësor në vendkalimin kufitar të Bllacës, i shumë kërkuari me flet arrest ndërkombëtar Përparim Bajrami. Ish drejtori i Lotarisë Shtetërore, i cili ishte në arrati që nga dhjetori i 2024, u vetë dorëzua më 09 shtator 2026 rreth orës 5:30 thonë nga policia kufitare. Ministri Toshkovski tha se Bajrami është dorëzuar njësoj si ish-Zëvendëskryeministri Artan Grubi, po ashtu është i akuzuar në lëndën “Lotaria.”

“Shohim që dal nga dal të gjithë ata që ishin në të kaluarën të pakapshëm për organet e ndjekjes tani janë siguruar dhe do të përballen me procedurat ligjore që ta dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe prokuroria ta dëshmojnë atë që është puna e tyre dhe gjykata sipas saj të sjell vendim të drejtë me qëllim që në fund të kemi drejtësi, e cila do të duhej ta ngrit besimin në prokurori dhe në gjykatë”, theksoi Toshkovski.

Pas paraqitjes ai është arrestuar dhe është nisur drejt burgut të Shutkës në Shkup për të mbajtur masën e paraburgimit, të cilën gjykata ia pat caktuar në mungesë. Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria themelore publike thonë se edhe kundër të akuzuarit të parë Përparim Bajrami do të zhvillohet procedurë gjyqësore me prezencë të tij, pasi tani janë siguruar të gjithë të dyshuarit në rastin “Lotaria”.

“Procedura gjyqësore në të cilën ai akuzohet për Vepër Penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtar sipas nenit 353 të Kodit Penal është në vazhdim. Përveç kësaj, kundër tij po zhvillohen edhe katër procedura të tjera në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për të njëjtën vepër penale, në të cilën po mblidhen prova dhe po kryhen ekspertiza”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Gjykata do t’i japë të pandehurit një kopje të aktakuzës në mënyrë që ai të njihet me të, dhe duke pasur parasysh se afati ligjor për shqyrtimin e aktakuzës dhe provave është 8 ditë, gjykimi do të vazhdoj të premten më 18 shtator. Përveç Bajramit dhe Grubit, akuzohet edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, si dhe 5 anëtarë të Bordit mbikëqyrës të Lotarisë shtetërore. Sipas aktakuzës së hetuesisë ata akuzohen se gjatë viteve 2023 dhe 2024, duke tejkaluar kompetencat zyrtare, i kanë shkaktuar dëm SH.A. “Lotaria Shtetërore” në vlerë prej 596.125.511 denarësh, apo rreth 9.7 milionë euro duke bërë furnizime të jashtëligjshme të aparateve të kumarit, të cilat asnjëherë nuk u përdorën për lojërat elektronike të fatit.

Previous ArticleAllegri para sfidës me Arsenalin: Na duhen 12 pikë për të kaluar
Next Article Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për çdo skenar!

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.