Një 32-vjeçar nga Kërçova është arrestuar pasi, duke drejtuar automjetin gjatë një ndalese aktive për drejtim të automjetit të kategorisë B, ka shkaktuar një aksident trafiku në magjistralen Ohër–Kërçovë. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 03:10, kur i dyshuari me një “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës ka goditur një bordurë betoni në rrethrrotullimin në rrugën “Boris Kidriç” dhe ka dalë nga rruga.
“Gjatë marrjes së masave lidhur me aksidentin është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin gjatë një ndalese aktive për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Ai ka refuzuar t’i nënshtrohet testit të alkoolit, ndërsa me urdhër të prokurorit publik automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftoi Policia.
32-vjeçari dyshohet për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.


