Justin dhe Hailey Bieber janë protagonistët e kopertinës së parë të revistës WYouth, ku çifti shfaqet në momente të afërta dhe flet për martesën dhe jetën e tyre së bashku.
Në fotografitë e realizuara për revistën, Justin dhe Hailey shfaqen duke u puthur, ndërsa disa prej imazheve janë realizuar edhe në ambiente private.

Në një prej fotografive, Hailey pozon me një fustan ngjyrë fildishi, ndërsa në një tjetër ajo fotografoi Justinin, i cili shfaqet pa këmishë dhe me pantallona të shkurtra portokalli nga linja e tij e veshjeve, SKYLRK.

Në intervistën shoqëruese, çifti foli për disa aspekte të jetës së përbashkët. Kur u pyetën për artistët e tyre të preferuar të të gjitha kohërave, Hailey pranoi se ishte “shumë e vështirë të zgjedhësh një”, ndërsa Justin u pajtua me të.
Të dy treguan gjithashtu se mënyra e tyre e preferuar për t’u çlodhur është të kalojnë kohë në një qendër spa.

Fotografitë e reja janë publikuar vetëm pak ditë pasi Justin dhe Hailey u fotografuan në dasmën e Finneas O’Connell dhe Claudia Sulewski, ku një bisedë mes tyre u interpretua nga disa media si një moment tensioni.
Një eksperte e gjuhës së trupit e analizoi më vonë situatën, por theksoi se nuk kishte sinjale të qarta për një konflikt mes çiftit. Ndërkohë, burime pranë tyre kanë deklaruar se Justin dhe Hailey janë shumë të lidhur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Çifti, i cili u martua në vitin 2018 dhe ka një djalë, Jack Blues, vazhdon të ruajë një pjesë të madhe të jetës së tij private larg vëmendjes publike, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të mediave.


