Bebe Rexha ka reaguar ndaj komenteve që merr në rrjetet sociale për trupin e saj, duke kritikuar veçanërisht përdoruesit që e seksualizojnë dhe e gjykojnë për mënyrën se si vishet.

Këngëtarja 37-vjeçare e shprehu hapur frustrimin përmes disa postimeve në X, duke thënë se ndryshimet në trupin e saj kanë sjellë edhe më shumë komente të padëshiruara.
Rexha tha se gjoksi i saj është bërë më i madh dhe se është lodhur nga burrat që, sipas saj, komentojnë në postimet e saj vetëm për këtë arsye.
Nuk di çfarë të bëj me gjoksin tim. Sapo është bërë shumë i madh dhe i urrej burrat heteroseksualë në komentet e mia që vijnë vetëm për këtë, por, nga ana tjetër, një vajzë prapë dëshiron të vishet seksi
-shkroi ajo.

Këngëtarja madje sugjeroi me humor se do të duhej të ekzistonte një aplikacion vetëm për vajzat dhe personat homoseksualë, në mënyrë që të shmangte komentet e padëshiruara.
Në një tjetër postim, Rexha foli për mënyrën se si gratë me forma më të plota trupore gjykohen kur veshin rroba të ngushta.
Më duket se kur vajzat me trupa të rrumbullakosur veshin diçka të ngushtë, ne automatikisht dukemi të ndyra
-shkroi ajo.

Reagimi i saj vjen pas vitesh përballjeje me komente mbi peshën dhe pamjen fizike. Rexha ka folur më parë edhe për diagnozën e sindromës së vezoreve policistike (PCOS), të cilën e ka lidhur me ndryshimet në peshën e saj. Me humor, ajo tha gjithashtu se në ndryshimin e peshës ka ndikuar edhe fakti që ha “shumë bukë”.

Kjo nuk është hera e parë që Rexha i përgjigjet publikisht kritikave për trupin e saj. Në vitin 2023, ajo kishte reaguar ndaj diskutimeve në rrjetet sociale për peshën e saj, duke theksuar se ndryshimet fizike janë pjesë normale e jetës dhe se të tjerët nuk kanë të drejtë të gjykojnë trupin e dikujt.
Këngëtarja ka vazhduar të mbrojë idenë se gratë duhet të jenë të lira të vishen dhe të shfaqen siç dëshirojnë, pa u reduktuar në komente mbi trupin e tyre.


