Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Arrestimi i shoferit, reagon qeveria: Me këtë rast tregojmë se ligjet vlejnë për të gjithë

Press Online6 Shtator 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Denoncimi fillestar për kërkesën për ryshfet ka ardhur me iniciativë të institucioneve të cilave u ishte raportuar kërkesa për ryshfet. Personi me inicialet D. C. është arrestuar për marrje ryshfeti, me para të shënuara paraprakisht, njoftojnë nga Qeveria lidhur me rastin e shoferit të arrestuar të qeverisë. Nga Qeveria theksojnë se i gjithë aksioni është pjesë e angazhimeve të saj për luftë pa kompromis kundër korrupsionit.

“Me këtë rast tregohet se ligjet vlejnë për të gjithë, ndërsa dëshmohet vullneti dhe qëllimi i Qeverisë për të luftuar kundër korrupsionit. Me këtë vihet një vijë e qartë ndarëse mes atyre që duan të bëjnë keqpërdorime dhe të gjithë të tjerëve që luftojnë kundër tyre. Ky është edhe një shembull se si, përmes bashkëpunimit të përbashkët të organeve dhe institucioneve, mund të zbatohet drejtësia”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga Qeveria informojnë se më 4 shtator 2026, i dyshuari është kapur në momentin e dorëzimit të 500 eurove, si pjesë e shumës prej 1.500 eurosh që kishte kërkuar si shpërblim të paligjshëm. Paratë ishin shënuar paraprakisht.

“I njëjti person, në momentin e kryerjes së veprimit të kundërligjshëm, punonte dhe kryente detyrat e shoferit për nevojat e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, pasi më parë kishte krijuar marrëdhënie pune, njësoj si të gjithë të punësuarit e tjerë në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më herët informuan se është hapur procedurë hetimore ndaj një të punësuari në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, i dyshuar për veprën penale “Marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm”.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët dhe rrezikut të përsëritjes së veprës, prokurori publik ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. Gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar kërkesën dhe të dyshuarit i ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Ministria e Punëve të Brendshme më herët gjatë ditës informoi se, pas një denoncimi të bërë nga një qytetar, D. C., i punësuar si shofer në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë së RMV-së, është kapur duke marrë para të shënuara paraprakisht, pas së cilës është privuar nga liria.

Previous ArticleÇfarë e shkakton “mjegullimin e trurit” nga GLP-1?!
Next Article Rama takime me shqiptarët në SHBA: Emigrimi dhe ndikimi i krimit të organizuar, problemet kryesore për vendin

Lajme të ngjashme

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.