Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën më shumë se në BE në tetor 2026

20 Nëntor 2026

Buxheti prej 10 miliardë eurosh, më i madhi në historinë e Shqipërisë, miratohet në parim nga Kuvendi

20 Nëntor 2026

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren: Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë

Press Online5 Shtator 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një ditë pas zjarreve të fuqishme që përfshinë zonat e Levanit në Fier dhe Himarës, kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren për të parë nga afër situatën dhe dëmet e shkaktuara nga flakët.

Rama është shfaqur i shoqëruar nga ministrat Besfort Lamallari dhe Ermal Nufi, ndërsa përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka përcjellë edhe një mesazh lidhur me situatën.

“Ç’nuk na vret, na bën më t’fortë”, shkruan kryeministri krahas videos.

Zjarret në këto zona kanë shkaktuar dëme, ndërsa autoritetet vijojnë vlerësimin e pasojave. Në Himarë, zjarri në lagjen “1 Maji” u shua pas një operacioni të gjerë, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes 6 banesa u dogjën, prej të cilave 3 të banuara, dhe 36 persona u evakuuan.

Ndërkohë, situata e zjarreve vijon të jetë aktive në disa qarqe të vendit. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes të datës 5 shtator, gjatë ditës u raportuan 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbetën aktive, 5 nën mbikëqyrje dhe 5 u shuan.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 587 forca operacionale vendore dhe 52 automjete zjarrfikëse, si dhe 550 efektivë dhe 7 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura. Nga ajri operuan 4 helikopterë dhe një avion Air Tractor.

Vatrat aktive u raportuan në disa zona, përfshirë Fierin, Shkodrën, Matin, Dajtin, Vajkalin, Mallunxë–Lis, Gallatën, Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, Krastën e Elbasanit, Iballën dhe Krepse.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, ndërsa strukturat operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Previous ArticlePutin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë
Next Article 20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me vajzën e Brigitte Macron: Është dashuri, jo aventurë verore

Lajme të ngjashme

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën më shumë se në BE në tetor 2026

Press Online20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të…

Buxheti prej 10 miliardë eurosh, më i madhi në historinë e Shqipërisë, miratohet në parim nga Kuvendi

Press Online20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Pas 14 orësh diskutimesh me 9 vota më shumë seç duheshin, shumica…

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

Press Online20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë e gjetur në trupin e një pasagjereje, që humbi jetën…

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

Press Online20 Nëntor 2026 GLOBI

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord për disa nisma,…

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

Press Online20 Nëntor 2026 GLOBI

Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kibernetike, Sean Cairncross,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.