Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ancelotti shfaqet papritmas në stërvitjen e Real Madridit, zbulohet arsyeja!

Press Online3 Shtator 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Carlo Ancelotti është shfaqur sot në qendrën stërvitore të Real Madridit, “Valdebebas”, teksa skuadra madrilene po përgatitet për ndeshjen e La Ligës ndaj Real Betisit.

Trajneri italian i Brazilit e ka vizituar ish-klubin e tij vetëm një ditë para përballjes së Real Madridit me Betisin.

Sipas “Marca”, Ancelotti e ka përshëndetur të gjithë skuadrën përpara fillimit të stërvitjes, ndërsa e ka pasur një pritje të veçantë për tre futbollistë brazilianë: Endrick, Rodrygo dhe Éder Militão, përcjell “Gazeta Express”.

Vizita e Ancelottit nuk ishte thjesht një ndalesë e shkurtër në “Valdebebas”. Trajneri italian dëshironte ta shihte nga afër gjendjen fizike të Endrick, Rodrygo dhe Militão, të cilët aktualisht po punojnë veçmas nga pjesa tjetër e grupit për ta përfunduar rikuperimin e tyre.

Të tre janë futbollistë të rëndësishëm për Brazilin, kombëtare që drejtohet nga Ancelotti.

Për këtë arsye, trajneri italian ka dashur të marrë personalisht informacion mbi gjendjen e tyre, veçanërisht disa javë para grumbullimit të ardhshëm të kombëtares.

Endrick, Rodrygo dhe Militão kanë kaluar periudha të ndryshme me probleme fizike dhe vazhdojnë të punojnë për rikthimin e plotë në dispozicion të ekipit.

José Mourinho, trajner aktual i Real Madridit, ka dalë personalisht për ta përshëndetur Ancelottin dhe ka ecur bashkë me të drejt fushës së stërvitjes për t’u takuar me lojtarët.

Marrëdhënia mes dy trajnerëve shkon përtej një raporti thjesht profesional. Mourinho dhe Ancelotti kanë një respekt dhe miqësi të veçantë, ndërsa trajneri portugez e ka përmendur edhe së fundmi italianin gjatë një konference për shtyp kur u pyet për situatën e Endrick.

Kjo marrëdhënie e mirë mes tyre pritet të ndihmojë edhe në komunikimin mes Real Madridit dhe kombëtares braziliane.

Ancelotti, i cili e njeh shumë mirë ambientin e “Los Blancos” pas viteve të kaluara në Madrid, e shfrytëzoi vizitën për t’u takuar me ish-kolegët dhe për ta parë nga afër progresin e lojtarëve brazilianë.

Vizita e italianit në “Valdebebas” vjen në një moment të rëndësishëm pasi Brazili po përgatitet për ciklin e ardhshëm ndërkombëtar dhe Ancelotti dëshiron të ketë në dispozicion sa më shumë nga lojtarët e tij kryesorë.

Previous ArticleKurti takoi ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Scharping
Next Article Aktori i njohur rrëfen mungesën e ofertave pas “The Odyssey”?

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.