-Pritet të nisë afati i dorëzimit të mbi 100 autobusëve për transportin urban në Shkup, por edhe për komunat e tjera, njoftoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski tha se hapi i radhës është dorëzimi i autobusëve, të cilët pritet të fillojnë shumë shpejt t’u dorëzohen komunave për organizimin e transportit publik urban ekologjik, duke theksuar se bëhet fjalë për autobusë elektrikë.
Ai shprehu mirënjohje për kolegët nga Qeveria, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski, zëvendësministren në Ministrinë e Transportit, kryetarët e komunave, drejtoreshën e Bankës Botërore për rajonin, si dhe të gjithë ata që mbështesin këto projekte.
“Jam i bindur se në periudhën që vijon do të vazhdojmë të realizojmë gjithçka që u kemi premtuar qytetarëve. E di se jetohet vështirë, në fakt nuk ka qenë kurrë më lehtë, por ne jemi këtu për të angazhuar të gjitha forcat dhe për të bërë gjithçka që është në mundësinë tonë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve përmes projekteve si ky. Jam i sigurt dhe i bindur se kjo do të realizohet”, theksoi kryeministri Mickoski.


