Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, u panë duke shijuar një darkë romantike në Los Angeles të martën mbrëma, vetëm pak ditë pasi u fotografuan në një moment që u interpretua si tension mes tyre gjatë një dasme.
Këngëtari 32-vjeçar dhe modelja 29-vjeçare darkuan në një restorant sushi në Beverly Hills, tre ditë pasi u shfaqën në dasmën e Finneas O’Connell, vëllait të Billie Eilish, me Claudia Sulewski.

Për daljen e tyre, Hailey zgjodhi një bluzë të zezë me dekolte të hapur, flokët e mbledhur në një topuz elegant dhe syze të ngushta të zeza.
Justin, nga ana tjetër, preferoi një pamje më casual, me një bluzë të bardhë, mjekër të parruar dhe disa aksesorë, përfshirë vathë, një unazë në hundë dhe disa zinxhirë rreth qafës.
Dalja e tyre së bashku vjen pas vëmendjes së madhe që morën pamjet nga dasma, ku çifti u pa duke zhvilluar një bisedë të gjallë.

Ndërsa momenti u interpretua nga disa si një debat, miq të çiftit i thanë Daily Mail se Justin dhe Hailey janë shumë të lidhur dhe se diskutimet mes tyre nuk janë domosdoshmërisht shenjë e problemeve në marrëdhënie.
Hailey debaton me Justin gjatë gjithë kohës, kështu që nëse pati ndonjë debat në dasmë, me shumë gjasë ishte thjesht një moment i vogël tensioni
-tha burimi.
Ata janë çmendurisht të dashuruar dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, pa asnjë dyshim, dhe në të ardhmen dëshirojnë të kenë edhe një fëmijë tjetër
-shtoi ai.
Çifti është prindër i djalit të tyre, Jack Blues, i cili së fundmi ka mbushur dy vjeç.
Justin dhe Hailey u martuan fillimisht në një gjykatë në New York City më 13 shtator 2018. Një vit më vonë, ata zhvilluan një ceremoni të madhe martesore me familjarë dhe miq.
Pas gati tetë vitesh martesë, çifti vazhdon të shfaqet së bashku publikisht, ndërsa darka e fundit në Los Angeles duket se ka shërbyer si një tjetër moment i qetë për të dy, pas vëmendjes që morën pamjet nga dasma e fundjavës.


