Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shkolla po fillon dhe fëmijët tuaj duhet të përgatiten! Ja se sa orë gjumë duhet të flejnë ata…

Press Online3 Shtator 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ndryshimi i vogël në rutinën e mbrëmjes mund ta bëjë zgjimin dhe përqendrimin shumë më të lehtë. Një orar i qëndrueshëm i gjumit e lehtëson fjetjen dhe zgjimin, ndërsa u siguron fëmijëve përqendrimin dhe energjinë e nevojshme për të ndjekur mësimin. Ekspertët theksojnë se çelësi i një kalimi të suksesshëm është përshtatja graduale.

 Sa gjumë u duhet në të vërtetë fëmijëve?

Nevoja për gjumë ndryshon sipas moshës. Sipas pediatres Dr. Gabrina Dixon gjumi i mjaftueshëm ndikon drejtpërdrejt në aftësinë për të mësuar dhe në funksionimin gjatë ditës.

Në varësi të moshës, rekomandohen:

  • Fëmijët parashkollorë – deri në 13 orë gjumë
  • Fëmijët e moshës shkollore – 9 deri në 12 orë
  • Adoleshentët – 8 deri në 10 orë.

Kur themi ‘flini mirë’, nuk është thjesht një këshillë. Gjumi vërtet i ndihmon fëmijët të mësojnë dhe të funksionojnë më mirë gjatë ditës, thekson Dr. Dixon.

Mungesa kronike e gjumit te fëmijët mund të shkaktojë rënie të përqendrimit, nervozizëm, lodhje të vazhdueshme dhe vështirësi në përvetësimin e mësimeve.

Si të ndryshohet rutina e gjumit

Ndryshimet e menjëhershme mund të shkaktojnë edhe më shumë stres dhe përgjumje, paralajmëron Dr. Brian Chen nga Cleveland Clinic. Prandaj, një ose dy javë para fillimit të shkollës rekomandohen disa hapa të thjeshtë.

1. Zhvendoseni gradualisht orarin e gjumit

Çdo mbrëmje, çojeni fëmijën në shtrat 15 deri në 30 minuta më herët, derisa të arrijë orarin e përshtatshëm për ditët e shkollës.

2. Përgatitje për gjumë pa ekrane

Shmangni vaktet e rënda dhe ekranet televizorin, telefonin dhe tabletin të paktën dy orë para gjumit. Në vend të tyre, zgjidhni aktivitete qetësuese, si një dush i ngrohtë ose leximi i një libri.

3. Drita e mëngjesit ndihmon zgjimin

Në mëngjes, ekspozimi ndaj dritës natyrale, pranë dritares ose gjatë një shëtitjeje të shkurtër, mund ta ndihmojë trurin të zgjohet dhe të përshtatet më shpejt me ritmin e ri.

 Si të zvogëlohet ankthi para ditës së parë të shkollës

Cilësia e gjumit mund të ndikohet edhe nga ankthi para fillimit të vitit shkollor. Ekspertët këshillojnë prindërit të flasin hapur me fëmijët për të kuptuar se çfarë i shqetëson ambienti i ri, mësuesit apo krijimi i shoqërisë së re. Mund të ndihmojnë edhe disa “prova” para fillimit të mësimit, si vizita në shkollë ose takimi me shokët dhe shoqet e klasës. Edhe nëse fëmija nuk është kthyer ende plotësisht në ritmin e zakonshëm të gjumit, nuk ka arsye për panik. Fëmijët zakonisht përshtaten shpejt, për sa kohë që prindërit tregohen të durueshëm dhe të qëndrueshëm në rutinën e re.

Previous ArticlePDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit: Përfundoni krizën shtetërore
Next Article Lewandowski surprizon Barcelonën: Real Madridi është më i fortë tani me Mourinhon

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.