Rita Ora ka ndarë me ndjekësit një përmbledhje nga vera e saj, duke tërhequr vëmendjen me disa prej momenteve më të bukura të sezonit dhe një paraqitje glamuroze me bikini me xixa.
Këngëtarja 35-vjeçare pozoi pranë një makine luksoze, duke kompletuar pamjen me syze dielli me kornizë të bardhë, shirit koke dhe bizhuteri ari.
Por albumi i publikuar në rrjetet sociale nuk përmbante vetëm fotografi nga paraqitjet e saj verore.
Në galerinë e fotografive shfaqen edhe momente nga udhëtimet e këngëtares, përfshirë bashkëshortin e saj, Taika Waititi.

Dyshja shihet duke udhëtuar me avion privat, ndërsa në fotografi të tjera Rita shfaqet duke kaluar kohë me miqtë dhe duke shijuar darka gjatë pushimeve.
Këngëtarja e shoqëroi albumin me një mesazh të shkurtër, por domethënës:
Verë, të lutem mos ik ende.
Me këtë postim, Rita duket se ka dashur t’i japë një lamtumirë sezonit veror duke ndarë me fansat disa prej kujtimeve të saj të preferuara.
Postimi vjen në një periudhë kur këngëtarja ka folur sërish edhe për një prej thashethemeve më të famshme që e ka shoqëruar prej vitesh.
Rita ka rikujtuar spekulimet se ajo ishte “Becky with the good hair”, personazhi misterioz i përmendur nga Beyoncé në këngën “Sorry”.
Këngëtarja shqiptaro-britanike i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime dhe ka treguar se në atë periudhë rrjetet sociale po merrnin gjithnjë e më shumë rol në përhapjen e thashethemeve.


