Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me një paralajmërim misterioz, duke zbuluar se po sjell një projekt të ri muzikor, ndërsa në pamjet e publikuara shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Këngëtarja ka ndezur kuriozitetin e ndjekësve pasi publikoi në rrjetet sociale një postim me mbishkrimin “Sunday night surprise”, duke lënë të kuptohet se një surprizë e madhe po vjen.
Dhe surpriza nuk vonoi të zbulohej. Dafina pritet të publikojë një bashkëpunim të ri me artistin Matolale, ndërsa dyshja kanë bërë të ditur se kënga e tyre do të titullohet “Nje Dance”. Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e publikimit të këngës, ndërsa artistët kanë mbajtur të fshehta detajet e tjera të projektit.
Bashkëpunimi me Matolale vjen si një tjetër kapitull në aktivitetin muzikor të Dafinës, e cila vazhdon të surprizojë publikun me projekte dhe koncepte të reja. Tashmë, fansat janë në pritje të premierës së “Nje Dance” për të mësuar se çfarë ka rezervuar Dafina dhe MatoLale…


