Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Press Online31 Gusht 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale.

Pas fitores 4-0 ndaj Malagas, trajneri portugez foli për mënyrën se si skuadra e tij e arriti këtë triumf.

Tifozët u argëtuan me golat e shumtë, por “Special One” theksoi se duhet parë edhe mënyra se si skuadra mbrohet.

“Është e rëndësishme që njerëzit janë argëtuar, por nëse e kanë një vizion për atë që është futbolli i nivelit të lartë, duhet ta shijojnë edhe pjesën e dytë. Aty e pamë një skuadër që punonte në mbrojtje, Vinicius humbiste topin dhe më pas kthehej për ta mbrojtur sërish. Futbolli nuk është vetëm ta shijosh bukurinë e golave, por edhe të shkosh në shtëpi duke menduar se jemi një bllok i vetëm. Mund t’i shënosh 121 gola në një sezon kur ke lojtarët më të mirë në sulm. Ne tashmë i kemi 10 gola në tri ndeshje, por disa ndeshje do t’i fitojmë 1-0 dhe do të largohemi po aq të lumtur”, deklaroi Mourinho, përcjell “Gazeta Express”.

Më pas, Mourinho foli edhe për qendërmbrojtësin, Dean Huijsen. “Nuk dua ta krahasoj me sezonin e kaluar. E takova në fillim të fazës përgatitore, gjatë ndeshjeve miqësore, dhe fola me të. Për mua, një mbrojtës qendror duhet të ketë cilësi me topin dhe besim për ta ndërtuar aksionin nga prapa… Por për mua, gjëja më e rëndësishme te një qendërmbrojtës është forca e tij dhe aftësia për t’i fituar duelet, duke ia dhënë skuadrës besimin se kemi dy lojtarë të fortë në prapavijë. Ai është zhvilluar shumë në një kohë shumë të shkurtër. E kam përshtypjen se e humbi një pasim mes linjave, por më pas ishte plotësisht dominues në duele dhe në mbulime. Më pëlqejnë qendërmbrojtësit që mbrohen mirë. Nëse më pas mund të jenë edhe elegantë dhe të mirë me topin, perfekt. Por fillimisht duhet të mbrosh”, përfundoi Mourinho. /Gazeta Express

Previous ArticleNP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: Uji për pije në Shkup është i sigurt
Next Article The Weeknd thyen rekord, për çfarë bëhet fjalë?

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.