Kylie Jenner ka vendosur të tregojë një anë më pak glamuroze të rutinës së saj të bukurisë, duke ndarë me ndjekësit një pamje nga momentet para një trajtimi estetik.
Ylli i “Kardashians”, 29 vjeçe, publikoi në InstaStory një fotografi gjatë një telefonate në FaceTime me motrën e saj, Kendall Jenner. Në imazh, Kylie shfaqej me fytyrën të mbuluar me krem mpirës dhe qese plastike, pak para se t’i nënshtrohej mikrogjilpërimit.
Vajzë e çmendur
-shkroi Kylie me humor krahas fotografisë, ndërsa Kendall iu përgjigj duke e cilësuar “një bukuroshe”.

Por kjo nuk ishte e vetmja pamje që Kylie ndau nga procesi.
Më pas, ajo publikoi një video pa grim, ku tregoi nga afër lëkurën e saj dhe dukej se ishte e kënaqur me mënyrën se si po rikuperohej.
Lëkura ime po shërohet kaq mirë
-shkroi ajo.

Mikrogjilpërimi është një trajtim kozmetik që përdor gjilpëra shumë të holla për të stimuluar prodhimin e kolagjenit. Procedura përdoret për të përmirësuar pamjen dhe teksturën e lëkurës, duke përfshirë shenjat e akneve dhe rrudhat.
Kylie duket se nuk ka problem të tregojë edhe pjesën më pak perfekte të procesit, duke i dhënë ndjekësve një pamje nga ajo që ndodh përpara rezultateve që zakonisht shfaqen në fotografitë e kuruara.
Kjo nuk është hera e parë që Jenner ndan publikisht detaje rreth trajtimeve apo ndërhyrjeve estetike.
Në vitin 2025, ajo konfirmoi se kishte kryer një zmadhim të gjoksit. Së fundmi, Kylie ka deklaruar gjithashtu se do ta dëshironte edhe më të madh.
Këtë herë, megjithatë, ajo nuk zgjodhi një fotografi perfekte të kuruar për rrjetet sociale, por një pamje me krem në fytyrë, qese plastike dhe pa grim, duke treguar se edhe rutina e bukurisë së një prej emrave më të njohur të industrisë nis me disa momente aspak glamuroze.


