Harry Styles ka shkaktuar të qeshura dhe një valë reagimesh në rrjetet sociale gjatë koncertit të tij në Madison Square Garden, pasi bëri një koment të papritur për dasmat në arenën e famshme të New Yorkut.

Gjatë performancës, Styles iu drejtua publikut dhe përmendi me humor faktin se Madison Square Garden nuk është vetëm shtëpia e New York Knicks, por edhe një vend ku zhvillohen ceremoni martesash.
Jemi në Madison Square Garden, shtëpia e kampionëve të botës New York Knicks. Kemi edhe dasma këtu
-tha me shaka Styles.
Komentet e tij morën menjëherë vëmendjen e fansave, veçanërisht për shkak se vetëm rreth dy muaj më parë, ish-partnerja e tij Taylor Swift kishte zhvilluar dasmën pikërisht në këtë vend.

Styles dhe Swift ishin në një lidhje nga viti 2012 deri në vitin 2013, dhe për shkak të historisë së tyre, fansat nuk vonuan ta interpretonin deklaratën e këngëtarit në mënyra të ndryshme.
Në rrjetet sociale u shfaqën komente si: “Ai është shumë qesharak”, “Nuk mund të vendos nëse po më mbështeste apo diçka tjetër”, “Nëse e njeh Harry-n, e di që ai po sillet thjesht si budalla”.

Ironikisht, Styles ishte i ftuar në dasmën e Taylor Swift, por nuk arriti të merrte pjesë për shkak të angazhimeve profesionale.
Në të njëjtën periudhë, ai po performonte në stadiumin Wembley në Londër.
Megjithatë, e fejuara e tij, Zoe Kravitz, mori pjesë në ceremoninë e Swift.
Pavarësisht se marrëdhënia mes Styles dhe Swift i përket më shumë se një dekade më parë, çdo referencë që lidhet me të kaluarën e tyre vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave.
Dhe këtë herë, një koment i thjeshtë për “dasmat në Madison Square Garden” mjaftoi për të ndezur sërish teoritë dhe komentet në rrjet.


