Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pelisteri ende në flakë, Angelov: Zjarri më i vështirë dhe më kompleks për t’u shuar, nuk është e vërtetë se janë lënduar dy zjarrfikës

Press Online30 Gusht 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zjarri në Pelister vazhdon të jetë më i vështiri dhe më kompleks për t’u shuar në vend, ndërsa në përpjekjet për shuarjen e tij janë përfshirë forca tokësore, mekanizëm, një helikopter i ushtrisë dhe aerotraktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, njoftoi drejtori Stojançe Angelov.

Në të njëjtën kohë, ai mohoi raportimet e disa mediave se janë lënduar dy zjarrfikës.

“Deri tani nuk është lënduar asnjë zjarrfikës. Nuk është e vërtetë lajmi që është publikuar në disa portale se ka dy zjarrfikës të lënduar – nuk kemi asnjë zjarrfikës të lënduar dhe as zjarrfikës që ka thithur tym. Të gjithë zjarrfikësit janë mirë dhe vazhdojnë luftën kundër kësaj force të zjarrit”, theksoi Angelov.

Angelov tha se dje janë regjistruar më shumë se 30 zjarre, ndërsa reshjet e shiut në pjesët lindore të vendit vetëm në mënyrë të parëndësishme e kanë lehtësuar situatën.

“Shiu që ra dje pasdite në pjesët lindore të vendit e lehtësoi punën tonë, por vetëm në mënyrë të parëndësishme. Fatkeqësisht, në pjesët e tjera të vendit kemi disa zjarre të vështira për t’u shuar, më shumë se 30 zjarre gjatë ditës së djeshme. Edhe më tej, zjarri më i vështirë dhe më kompleks për t’u shuar është ai që shpërtheu dje pasdite në anën e Prespës të Pelisterit – zjarr që po lëviz në drejtim të Parkut Kombëtar ‘Pelister’”, deklaroi Angelov.

Ai shtoi se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit kanë reaguar njësitë e zjarrfikësve nga Resnja dhe Manastiri, pas së cilës janë mobilizuar edhe resurset e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Angelov tha se herët në mëngjes ka nisur të veprojë edhe një helikopter i ushtrisë me kovë me kapacitet prej 3 tonësh, i cili me hedhje të saktë të ujit arriti të shuajë disa pika kritike. Megjithatë, me rritjen e temperaturave gjatë ditës, përsëri janë shfaqur vatra zjarri dhe tym në disa zona.

“Për momentin po veprojnë aerotraktorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në mbështetje të zjarrfikësve nga Manastiri dhe Resnja, ekipet e zjarrfikësve të përbëra nga vullnetarë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe disa automjete ‘Pinzgauer’ që po veprojnë në këtë zonë”, tha drejtori i DMSH-së, Angelov.

Previous ArticleCeline Dion rikthehet pas dy vitesh dhe emocionon fansat në Paris!
Next Article PDK homazhe te Memoriali i të Zhdukurve: Kosova s’do të pushojë së kërkuari të vërtetën

Lajme të ngjashme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.