Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës për PS, Niko Peleshi ka mbledhur sot në një ambient privat në Maliq deputetët Romina Kuko, Besa Spaho, Ilir Pendavinji, Genti Lakollari dhe Bledi Como, në vazhdën e porosive të lëna nga kryeministri Rama në takimet e fundit të tij.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi politik i PS Korçë që nga viti 2013, Niko Peleshi, u ka kërkuar deputetëve të jenë më aktiv në zonat elektorale të tyre, të jenë më afër komunitetit dhe të punojnë edhe nëpërmjet zyrës së deputetit në Korçë.
Peleshi ka kritikuar mungesën e aktivizimit të tyre në rrjete sociale dhe në media ndërsa fokus i ka dhënë edhe problemeve ende të pazgjidhura në qark.
Ende nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga deputetët e PS apo Peleshi lidhur me propozimin për shkrirjen e Bashkisë Maliq, ndërsa takimi i sotëm pikërisht në këtë qytet duket se është më tepër një simbolikë nga ana e tij.


