Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Cheryl rikthehet fuqishëm në televizion pas 6 vitesh?

Press Online28 Gusht 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Cheryl po përgatitet për një rikthim të madh në ekran, pas disa vitesh larg programeve televizive të kohës së artë. Këngëtarja 43-vjeçare është rikthyer në qendër të vëmendjes edhe përmes një marrëveshjeje të re si ambasadore e Nivea-s, të cilën e ka siguruar për të dytin vit radhazi.

Cheryl pozoi së fundmi në një set fotografik për të promovuar serumin e ri për sytë të markës, ku u shfaq elegante dhe në formë, e veshur me një fustan blu.

Por përtej fushatës së re publicitare, emri i këngëtares po qarkullon sërish në botën e televizionit. Sipas raportimeve, Cheryl është në bisedime për t’iu bashkuar sezonit të ri të “The Voice UK” në rolin e trajnere­s.

Nëse marrëveshja finalizohet, ky do të ishte rikthimi i saj më i rëndësishëm në televizion pas një mungese të gjatë.

Cheryl nuk është shfaqur në një program televiziv të kohës së artë prej gjashtë vitesh. Paraqitja e saj e fundit në këtë format ishte në “The Greatest Dancer” të BBC-së, në vitin 2020.

Gjatë kësaj periudhe, këngëtarja ka zgjedhur t’i kushtojë më shumë kohë jetës private dhe familjes, veçanërisht djalit të saj, Bear.

Në skenë, ajo u rikthye në vitin 2024 me turneun e ribashkimit të Girls Aloud, një rikthim emocional për grupin pas ndarjes nga jeta të anëtares Sarah Harding, shkruan DailyMail.

Tani, duket se Cheryl është gati të hapë një tjetër kapitull në karrierën e saj.

Sipas raportimeve, negociatat mes Cheryl dhe drejtuesve të “The Voice UK” kanë vazhduar prej disa muajsh.

Xhirimet e sezonit të ri pritet të nisin në shtator në Mançester dhe, nëse Cheryl bëhet pjesë e panelit, rikthimi i saj do të kishte një peshë të veçantë për fansat që e njohin prej vitesh si një prej figurave më të spikatura të televizionit britanik.

Këngëtarja ka një eksperiencë të gjatë në këtë rol, veçanërisht falë viteve të saj si gjyqtare në “X Factor”, ku u bë një prej personazheve më të njohura të formatit.

Pas gjashtë vitesh larg ekranit, Cheryl mund të jetë shumë pranë rikthimit pikërisht aty ku publiku është mësuar ta shohë: në karrigen e gjyqtares/trajnueses, duke vlerësuar dhe udhëzuar talentet e reja.

Previous ArticleKurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit
Next Article “Për ata që luftuan”, Çitaku fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit: Për UÇK-në, për heronjtë tanë

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.