Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

BDI e ASH: Shqiptarët, të përjashtuar nga Policia! Iseni: Interesimi ishte i ulët, nuk bëhet fjalë për ‘përjashtim’

Press Online28 Gusht 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kjo është lista e 310 nxënësve të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë „7 Maji“.

Në të, tek-tuk mund të lexosh emrin e ndonjë nxënësi shqiptar, pasi janë më pak se 2-3% e të gjithë të pranuarve.

Numri tepër i ulët i nxënësve shqiptarë ka ngritur pikëpyetje për përfaqësimin e barabartë etnik, ndërsa ka ngjallur edhe reagime të forta politike.

Opozitarja BDI këto të dhëna i quan alarmante dhe dëshmojnë për përjashtim sistematik të shqiptarëve nga organet e rendit dhe sigurisë.

Zëdhënësja Arta Bilalli Zendeli tha se nga gjithsej 310 kandidatët e pranuar, shqiptarët, turqit, romët, serbët dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera janë vetëm 11.

Me kritika për konkursin doli edhe Alanca për Shqiptarët, duke ngritur shqetësimin se përbërja e sotme e kësaj shkolle do të reflektohet drejtpërdrejt në përbërjen e policisë në vitet e ardhshme.

“Ku është VLEN-i përballë këtij diskriminimi flagrant? Ku janë funksionarët shqiptarë në Qeveri dhe MPB? Si mund të heshtin kur shqiptarët përfaqësohen me më pak se 3 për qind në një institucion kaq të rëndësishëm për sigurinë e shtetit?”, thonë nga ASH.


ASH kërkoi transparencë të plotë për konkursin, numrin e kandidatëve shqiptarë që kanë aplikuar, mënyrën e vlerësimit dhe arsyet që kanë sjellë deri te një rezultat kaq skandaloz. Nga ana tjetër, integristët kërkuan anulimin e konkursit dhe përsëritjen e te njëjtit me kritere që garantojnë përfaqësim adekuat të të gjithave komuniteteve. Kërkuan po ashtu edhe dorëheqjen e zëvendësministrit te brendshëm Astrit Iseni. Ky i fundit në Facebook shkroi se edhe përskaj thirrjeve të vazhdueshme për aplikim, interesimi i të rinjve shqiptarë për konkursin ka qenë i vogël.

“Interesimi i shqiptarëve për këtë konkurs nuk ka qenë afër pritshmërive tona. Edhe nga ata që kanë aplikuar, një numër nuk janë paraqitur në fazën e testimit, duke u tërhequr faktikisht nga gara. Prandaj, është e pandershme politikisht të thuhet se shqiptarët janë “përjashtuar”, pa treguar sa kanë aplikuar, sa kanë vazhduar procesin dhe sa kanë plotësuar kriteret e përcaktuara”, tha Iseni.

Iseni iu kundërpërgjigj edhe akuzave të opozitës, duke i kërkuar BDI-së që të mos e përdorë interesin e shqiptarëve për politikë ditore.

Previous ArticleMPJ: Dy të mitur dhe një i rritur, shtetas të RMV-së, humbën jetën në aksidentin e trafikut në Slloveni
Next Article Tahiri: Moskonstituimi i Kuvendit e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë shoqëror, ekonomik dhe politik

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.