David dhe Victoria Beckham kanë shijuar eklipsin diellor gjatë pushimeve të tyre në Mesdhe, nga kuverta e jahtit luksoz të familjes, me vlerë rreth 16 milionë dollarë.
Çifti ndau në rrjetet sociale fotografi nga momenti, teksa ndiqnin eklipsin me syze speciale. David publikoi gjithashtu një fotografi të koleksionit të tyre të kristaleve, duke lënë të kuptohet se familja po e shfrytëzonte momentin edhe për të bërë dëshira.

Eklipsi mbuloi deri në 96 për qind të Diellit dhe përkoi me kulmin e shiut të meteorëve Perseids, duke krijuar një spektakël të veçantë qiellor.
Megjithatë, disa astrologë kanë paralajmëruar se një eklips nuk konsiderohet nga traditat astrologjike si moment ideal për të manifestuar apo vendosur qëllime për të ardhmen.

Edhe djali i çiftit, Cruz Beckham, e ndoqi fenomenin nga jahti së bashku me të dashurën e tij, Jackie Apostel. Ndërkohë, Romeo Beckham publikoi një selfie dhe bëri shaka me kombinimin e eklipsit dhe ndeshjes së Arsenalit.
Jahti familjar, i quajtur “Seven”, është 130 metra i gjatë dhe Beckhamët e blenë në vitin 2022. Ai ka pesë kabina, kapacitet për rreth 10 persona dhe një ekuipazh prej shtatë anëtarësh.
Emri “Seven” lidhet me numrin ikonik të fanellës së David Beckham dhe me emrin e mesëm të vajzës së tyre, Harper.


