Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e reja për fushatën e Alo Yoga, ku u shfaq me një seri veshjesh sportive në nuanca rozë dhe të zeza.
Seti fotografik vjen vetëm pak ditë pas festës së saj të 29-vjetorit, e cila kishte një tematikë tërësisht rozë dhe u zhvillua në rezidencën e saj në Beverly Hills.

Në festë morën pjesë disa prej familjarëve dhe miqve të saj, mes tyre Kim dhe Khloé Kardashian, Kendall Jenner, Hailey Bieber, Victoria Villarroel dhe Sydney e Devon Lee Carlson.
Edhe për ditëlindjen, Kylie qëndroi besnike ndaj ngjyrës së preferuar të mbrëmjes. Ajo u shfaq me një fustan të shkurtër rozë dhe taka të larta me pupla, duke krijuar një pamje tërësisht glamuroze.
Për fushatën e re, Jenner pozoi me pjesë nga koleksioni “Pink Marshmallow” i Alo Yoga, duke kombinuar veshjet sportive me stilin e saj karakteristik.

Duket se zgjedhja e rozës nuk është thjesht një trend sezonal për Kylie-n. Ajo ka deklaruar më herët: “Pink është thjesht vetja ime”, duke e kthyer ngjyrën në një element të dallueshëm të imazhit të saj.
Pas festës së ditëlindjes dhe tani me fushatën e re, Kylie duket se po e vazhdon epokën e saj rozë edhe përtej festimeve personale.


