Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Tahiri: Prokuroria të veprojë, po shkelen normat juridike në Kosovë

Press Online13 Gusht 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se institucionet e drejtësisë, përfshirë Prokurorinë, duhet të veprojnë për situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri tha se Kuvendi është jofunksional dhe, sipas tij, po pamundësohet ushtrimi i funksionit të deputetëve.

“Në Kosovë sot e kemi Kuvendin pa institucione, jofunksional, të uzurpuar dhe njëkohësisht kemi 17 ministra që shkojnë në zyre në mënyrë antiligjore. Institucionet përgjegjëse të drejtësisë, Prokuroria duhet të veprojë, sepse po shkelen krejt normat juridike”, ka deklaruar Tahiri, raporton Klankosova.tv.

Ai tha se Aleanca, në koordinim me partitë që kanë qenë në opozitë, ka kërkuar takim me kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, por sipas tij nuk kanë marrë përgjigje.

“Në rrethanat në të cilat jemi sot si Kosovë dhe në rrethanat në të cilat është sot Kuvendi i Republikës së Kosovës, tregohet jo vetëm për një emergjencë kombëtare, mirëpo edhe për një tendencë të rendit kushtetues dhe, njëkohësisht, për pamundësimin e ushtrimit të funksionit të deputetit në Kuvendin e Kosovës, aty ku ne kemi dhënë betimin solemn.Ne sot e kemi dërguar një kërkesë zyrtare si Aleancë, por në koordinim me partitë politike që kanë qenë në opozitë, duke kërkuar takim me kryesuesin e seancës konstituive, z. Dehari, në mënyrë që nesër, në orën 11:00, kur të kalojë afati 48-orësh, në bazë të përcaktimit të Rregullores së Kuvendit, të mbahet seanca. Deri tani nuk kemi pasur asnjë përgjigje, asnjë koment nuk kemi marrë”, deklaroi Tahiri në konferencën për media./Klankosova.tv

Previous ArticleSiljanovska-Davkova: Struga është shembull i vlerave të Marrëveshjes Kornizë dhe bashkëjetesës
Next Article Chelsea i vendos afat Manchester City për të bërë ofertën për Enzo Fernandez

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.