Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Deklarata skandaloze e mërgimtarit për Haradinajn, Gjini: Monstruoze, të veprojë prokuroria

Press Online12 Gusht 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Thirrjet për pushkatimin e Ramush Haradinajt brenda Kuvendit të Kosovës kanë nxitur reagime të ashpra.

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, e ka cilësuar deklaratën si pasojë të një fushate të gjatë propaganduese, duke kërkuar ndërhyrje urgjente të Prokurorisë së Shtetit.

Në një reagim të ashpër, Gjini ka thënë se thirrjet e tilla në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit nuk janë të izoluara, por sipas tij, janë rezultat i një narrative që është ndërtuar dhe promovuar për vite me radhë.

“Thirrjet vëllavrasëse në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme; ato janë produkti i saktë i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese”, ka deklaruar Gjini.

Ai e ka cilësuar deklaratën kundër Haradinajt si monstruoze, duke akuzuar një pjesë të skenës politike për krijimin e një klime që, sipas tij, ka nxitur gjuhë të tillë.

“Deklarata e sotme monstruoze kundër Ramush Haradinajt është thjesht manifestimi i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës arkitektët e saj sot heshtën në sallë”, është shprehur kryetari i Aleancës transmeton Klankosova.tv.

Gjini ka bërë dallim mes personit që ka bërë thirrjen dhe mërgatës shqiptare në përgjithësi, duke theksuar se një veprim i tillë, sipas tij, nuk mund të përdoret për të përfaqësuar komunitetin e gjerë të mërgatës.

“Ky instrumentalizim i rrezikshëm nuk përfaqëson mërgatën tonë patriotike, por rezultatin e një inxhinierie të mbrapshtë politike, ku prokuroria e shtetit duhet të ndërhyjë urgjentisht”, ka shkruar Gjini.

Në pjesën përmbyllëse të reagimit, ai i është drejtuar drejtpërdrejt kundërshtarëve të Haradinajt, duke përdorur një gjuhë të fortë politike.

“Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia, populli dhe ai vetveten, duke qenë më i zoti se cilido prej jush”, ka deklaruar Gjini.

Ai e ka mbyllur reagimin me një paralajmërim të ashpër ndaj, siç i quan, “njerëzve të këtillë dhe nxitësve të tyre”.

“Njerëzit e këtillë dhe nxitësit e tyre do të përfundojnë shumë shpejt në plehun e harresës”, ka përfunduar ai.

Reagimi i Gjinit vjen pas deklaratës së bërë në Kuvend, e cila ka shkaktuar reagime të forta politike dhe thirrje që institucionet e drejtësisë të hetojnë rastin.

Previous ArticleVIDEO/ Përmbytje në Indi, shkatërrohet ura që lidhte 15 fshatra
Next Article Në këto ditë të nxehta vere ja se çfarë duhet të hani…

Lajme të ngjashme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Vetëvendosje dhe PDK arrijnë marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.