Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

2 gushti/ VLEN për unitet e integrim, BDI flet për margjinalizim të shqiptarëve

Press Online2 Gusht 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës, partitë shqiptare VLEN dhe BDI kanë përcjellë mesazhe me thekse të ndryshme.

VLEN uron qytetarët për festën, duke vlerësuar se kjo datë simbolizon lirinë, barazinë dhe drejtësinë, ndërsa bën thirrje për ruajtjen e karakterit multietnik të shtetit, forcimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.

“Me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës, ua urojmë festën të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Kjo ditë na kujton përpjekjet historike për liri, barazi dhe drejtësi, vlera mbi të cilat mbështetet Republika jonë dhe që përcaktojnë karakterin e saj multietnik. Kjo festë është edhe një mundësi për të reflektuar mbi rrugën që kemi kaluar së bashku si shtet dhe si shoqëri, për të forcuar mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin ndaj së mirës së përgjithshme, pavarësisht dallimeve etnike, fetare apo politike”, thonë nga VLEN.

Në anën tjetër, BDI thekson se fryma e Krushevës po zbehet dhe akuzon se shqiptarët po margjinalizohen në institucionet shtetërore.

“Fryma e Krushevës ishte një thirrje për një shtet ku shqiptarët, maqedonasit dhe të gjitha bashkësitë të ndanin përgjegjësinë dhe fatin e përbashkët. Fatkeqësisht, pas më shumë se një shekulli, në vend që t’i afrohemi atij ideali, po largohemi prej tij. Në vend të partneritetit po rikthehet logjika e dominimit, ndërsa në vend të përfshirjes po thellohet përjashtimi. Shqiptarët po margjinalizohen në institucionet e shtetit, në administratë, diplomaci, siguri, drejtësi, arsim, kulturë, shëndetësi, ekonomi dhe në proceset vendimmarrëse që përcaktojnë të ardhmen e vendit”, thonë nga BDI.

BDI shpreh shqetësim për, siç thotë, dobësimin e Marrëveshjes së Ohrit, sulmet ndaj gjuhës shqipe dhe përfaqësimit të drejtë, ndërsa thekson se mbetet e përkushtuar për një Maqedoni të Veriut demokratike, të barabartë dhe të integruar në Bashkimin Evropian.

Previous ArticleMourinho shpërthen ndaj lojtarëve të Real Madridit: Ishin të turpshëm, ky s’është Reali që njoh unë
Next Article Tre blloqe të KEK-ut jashtë prodhimit, A3, A5 dhe B1 nuk prodhojnë energji

Lajme të ngjashme

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

20 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.