Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk i kurseu kritikat ndaj skuadrës së tij pas barazimit në ndeshjen miqësore ndaj Fiorentinës, duke shprehur hapur zhgënjimin për paraqitjen e lojtarëve.
Tekniku portugez madje u largua nga stadiumi pa përshëndetur askënd, ndërsa më vonë shpjegoi arsyen e reagimit të tij.
“Ky nuk është Real Madridi që pashë sot në fushë. Ishim tërësisht të dobët. Nuk dua të bëj krahasime, por gjatë periudhës sime të parë te Real Madridi, lojtarët e mi e trajtonin çdo ndeshje miqësore si një sfidë zyrtare. Sot pashë futbollistë që nuk janë në nivelin për të luajtur te Real Madridi.”
Mourinho theksoi se fanella e klubit madrilen kërkon angazhim maksimal në çdo ndeshje, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një miqësore apo një duel zyrtar.
“Edhe pse është vetëm faza përgatitore, si lojtar i Real Madridit duhet të luftosh për çdo top, të fitosh duelet dhe të kërkosh fitoren në çdo ndeshje. Kjo ishte e turpshme dhe ua kam thënë të gjithëve në dhomat e zhveshjes. Ju premtoj se në ndeshjen e ardhshme do të shihni ndryshime.”


