Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kurti: Po krijohen kushtet që bashkatdhetarët të kthehen në Kosovë

Press Online1 Gusht 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar takim me mërgimtarët në sheshin “Adem Jashari”, në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili vlerësoi mërgimtarët si zgjatje dhe mundësi për Kosovën.

“Për neve bashkatdhetarët janë zgjatje e Kosovës, por njëkohësisht edhe mundësi për të.
Unë e di që secili prej juve në perëndim, prej nga do që jeni, prej Amerikës e Kanadasë, te Australia, prej Britanisë, Skandinavisë e Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë, kudo që ndodheni, jeni një lloj ambasadori i vogël i Republikës së Kosovës dhe i kombit shqiptar.
Por shumë këta ambasadorë të vogël, siç është bashkatdhetari shqiptar, bashkë e bëjnë ambasadën më të madhe.
Jo veç tonën, por asnjë komb tjetër unë nuk di që ka në Evropë ambasadë qysh kanë shqiptarët, për shkak të diasporës, për shkak të bashkatdhetarëve të tyre.
Prandaj edhe ne u jemi pafundësisht mirënjohës e falënderues për këtë angazhim që e bëni në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Ndërsa, theksoi se në Kosovë janë duke u krijuar kushte me qëllim të kthimit të mërgimtarëve, duke shprehur interesim për përfshirjen e tyre në institucione publike e sektorin privat.

“Në Kosovë po krijohen kushtet për shkak të sundimit të ligjit, për shkak të qeverisjes së mirë, për shkak të luftimit të korrupsionit, për shkak të investimeve në bujqësi e në ushtri, po krijohen kushtet që bashkatdhetarët me u kthy.
Unë e di që shumë prej juve e keni pasur familjen këtu, po një ose dy keni shkuar në perëndim. Tash ndoshta atje jeni më shumë se këtu, por ka shumë familje që tash një ose dy po i kthejnë prej perëndimit në Kosovë, sepse këtu e kanë tokën, këtu e kanë shtëpinë, ndoshta e kanë ble edhe ndonjë banesë tjetër, dhe në këtë mënyrë kanë ku kthehen.
Por edhe ne jemi të interesuar që me qindra e qindra bashkatdhetarë të kyçen në institucionet publike të shtetit e me mijëra të kyçen në sektorin tonë privat”, tha Kurti.

Previous Article“Turp! Shqiptarinë po e shisni për lek” Alba kundër vetëm flamurit të Kosovës tek Katy Perry
Next Article Bia ia publikon ish-banorit të Big Brother foton intime me të dashurën/Foto

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.