Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Leshnica e Sharrit shpëton nga hidrocentralet e reja! Aktivistet kërkojnë largimin edhe të hidrocentraleve ekzistuese

Press Online1 Gusht 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pas disa vitesh pritjeje, ka nisur largimi i gypave të destinuar për dy hidrocentralet e vogla në Leshnicë të njohura si “Shkumbini 84” dhe “Shkumbini 85”. Këto projekte u ndaluan pas protestave ekologjike të vitit 2019. Nga Parku Kombëtar “Mali Sharr” thonë se ndërtimi i tyre nuk do të lejohet sepse nuk kanë dhënë leje. Nga atje thonë se me shpalljen e Malit Sharr zonë të mbrojtur, dëmtimit të lumenjve i është vendosur pikë.

“Përfundimisht, për momentin ndodhen në parkingun tek Kodra e Diellit. Brenda 10 ditëve do të dislokohen edhe nga ajo pjesë. Dhe e kam cekur edhe në paraqitjet e mia të mëparshme se jo që nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura të Parkut Kombëtar, sepse edhe në planin e menaxhimit të Parkut Kombëtar nuk është e paraparë ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura. Por edhe për këto dy hidrocentrale, statusi i të cilave ishte si pikëpyetje, përfundimisht domethënë fuqishëm qëndruam pas asaj që nuk do të lejohet vazhdimi i punimeve dhe të ndërtohen këto dy hidrocentrale”, tha Evzal Elmazi, drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

Nga ana tjetër, aktivistët mjedisorë thonë se hidrocentralet e vogla tashmë kanë lënë pasoja të rënda në ekosistem. Sipas tyre, përveç largimit të gypave, duhet të çmontohen edhe hidrocentralet ekzistuese sepse dobia energjetike prej tyre është minimale në krahasim me dëmin mjedisor.

“Studimet e kohës tregojnë se 70% e buxhetit për energji të ripërtëritshme shkonte tek hidrocentralet e vogla, ndërkohë që kontributi i tyre në prodhimin e energjisë elektrike ishte diku më pak se 3.8%. Domethënë tregonte matematika se nuk ia vlen që të shtrohen, të futen gjithë ato para në një investim i cili nuk po… nuk rikthen domethënë, nuk po sjell energji të mjaftueshme. Tërheqja e këtyre gypave ditët e fundit nga Leshnica mund të shihet si hap i mirë, përmbi gjithë këtë mbetet pyetja se çfarë bëjmë me dëmin që është shkaktuar? Kush e riparon atë dëm? Domethënë me çfarë fondesh duhet të rikthehet natyra, të them kushtimisht tani, në gjendjen e mëparshme? Sepse është pothuajse e pamundur të rikthehet gjendja e mëparshme. Dhe për më tepër është se çfarë bëjmë me hidrocentralet që tashmë ekzistojnë atje dhe që janë deri diku funksionale. Ideja është, mendimi im është, edhe gjithë kohës kemi qenë domethënë edhe brenda shoqatave kemi qenë të qëndrimit se ato hidrocentrale duhet të prishen, duhet të çmontohen”, tha Arjanit Xhaferi.
Pavarësisht se largimi i gypave nga Leshnica vlerësohet si një fitore për mbrojtësit e natyrës, sfida kryesore për Parkun Kombëtar mbetet rehabilitimi i zonave të dëmtuara dhe gjetja e mekanizmave për të mbrojtur përfundimisht pasuritë ujore të Malit Sharr.

Previous ArticleGresa Gashi shfaqet me bikini, zbulon transformimin prej 14 kilogramësh
Next Article Aktori i njohur fiton çmimin “Kush do të bëhet milioner?”

Lajme të ngjashme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.