Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Nuk po përpiqem të jem 30 vjeç”/ Shania Twain flet hapur për menopauzën dhe kritikat ndaj pamjes së saj!

Press Online1 Gusht 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shania Twain ka ndarë një rrëfim të sinqertë për sfidat që ka kaluar me menopauzën dhe mënyrën se si ka mësuar të pranojë ndryshimet që vijnë me kalimin e viteve.

Në një intervistë për “People”, këngëtarja u shpreh se sot e vendos mirëqenien dhe shëndetin mbi çdo standard estetik, duke pranuar se rruga drejt këtij pranimi nuk ka qenë e lehtë.

Artistja zbuloi se menopauza ndikoi edhe në incidentin e ndodhur gjatë një koncerti në Las Vegas në vitin 2019, kur u lëndua në skenë dhe iu desh të largohej para përfundimit të performancës.

Sipas saj, më pas rezultoi se kishte këputur dy muskuj në kofshë, ndërsa gjendja u rëndua edhe nga dehidratimi, mungesa e proteinave dhe kripës në organizëm, si edhe vështirësia për t’u përshtatur me klimën e nxehtë të Nevadës.

Twain tregoi se dikur e kishte të vështirë të pranonte ndryshimet fizike që po kalonte, pasi nuk e shihte më në pasqyrë gruan që kishte njohur për vite me radhë. Sot, megjithatë, ajo thotë se ka ndryshuar këndvështrim dhe se prioriteti i saj kryesor është shëndeti.

Mirëqenia vjen gjithmonë e para

-u shpreh këngëtarja.

Ajo theksoi se nuk ndien më nevojën të rikthehet te pamja që kishte në rininë e saj.

Nuk po përpiqem të jem 30 vjeç. Nuk po përpiqem të jem 25 vjeç dhe nuk do të jem më kurrë. Dua t’i inkurajoj të gjithë ta shijojnë veten ashtu siç janë dhe ta duan trupin e tyre në çdo fazë të jetës

-deklaroi ajo.

Duke folur për plakjen, Shania tha se është përpjekur të përshtatet me çdo etapë të re. Si shembull solli pasionin e saj për tenisin, duke shpjeguar se sot e luan ndryshe për të mos e ngarkuar trupin si më parë.

Artistja shtoi gjithashtu se komentet negative për pamjen e saj nuk e prekin më.

Trupi im nuk është diçka për të cilën duhet të turpërohem. Me kalimin e viteve dhe pjekurinë vjen edhe guximi për ta pranuar veten ashtu siç je

-përfundoi ajo.

Previous ArticlePolicisë së Maqedonisë së Veriut iu bashkuan 496 zyrtarë të rinj policorë
Next Article Sulmi me dron në portin egjiptian, Teherani: Siguria e Egjiptit është “me rëndësi të madhe” për Iranin

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.