Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ferati: E gjetëm ministrinë pa strategji – Premton riorganizim dhe forcim të kohezionit ndërmjet bashkësive

Press Online31 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, në një brifing me gazetarë prezantoi gjendjen në të cilën e ka gjetur institucionin pas marrjes së detyrës, duke paralajmëruar reforma në funksionimin e ministrisë dhe një qasje të re në shpërndarjen e resurseve dhe granteve.

Ferati tha se ministria, e cila më herët është udhëhequr nga Artan Grubi dhe më pas nga Ivan Stoilkoviq, për vite me radhë ka pasur mungesë të orientimit strategjik, kushteve elementare për punë dhe kohezionit të brendshëm.

Sipas tij, nga 139 të punësuar në ministri, rreth 30 për qind nuk kanë pasur kushte adekuate për të kryer punën e tyre, për shkak të mungesës së pajisjeve bazë, përfshirë kompjuterë, tavolina dhe hapësira pune.

Ai theksoi se menjëherë pas marrjes së funksionit ka nisur procesi për përmirësimin e kohezionit brenda ministrisë, duke zhvilluar takime me udhëheqësit e sektorëve dhe ekspertë për të gjetur mënyra për funksionim më efikas.

Sipas Feratit, një prej problemeve kryesore është mungesa e dokumenteve strategjike dhe se
institucioni nuk ka pasur një drejtim të qartë dhe orientim afatgjatë.

Ferati foli edhe për shpërndarjen e granteve, duke akuzuar se në periudhën e kaluar ka pasur pabarazi në ndarjen e mjeteve.

Sipas tij, nga 36 grantet e ndara, 29 kanë shkuar për komunitetin dhe shoqatat serbe, kryesisht për organizimin e aktiviteteve kulturore, ndërsa një grant ka pasur vlerë prej 500 mijë denarësh.

Në pjesën e vizionit të tij, ministri kërkoi bashkëpunim më të madh me mediat, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e stabilitetit dhe kohezionit shoqëror.

Ai përmendi si shembull tensionet që krijohen gjatë ndeshjeve sportive, ku sipas tij, fyerjet në stadiume shpesh përhapen në rrjetet sociale dhe më pas reflektohen edhe në institucionet politike.

Ai vlerësoi se një nga arsyet që krijon pakënaqësi mes komuniteteve është edhe mënyra e shpërndarjes së investimeve dhe mbështetjes publike, duke sugjeruar se edhe në sport duhet të ketë një qasje më të balancuar.

Previous ArticleParalajmëron Trump: Do ta godasim Iranin “shumë fuqishëm”
Next Article Chalobah drejt Comos, Chelsea pranë marrëveshjes

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.