Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia Saudite godasin milicitë e mbështetura nga Irani në Irak

Press Online29 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

SHBA-ja dhe Arabia Saudite kanë kryer së bashku sulme ajrore në Irak kundër një grupi militant të lidhur me Iranin. Ky veprim mund të rrisë tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rajon, shkruan BBC.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se sulmet kishin në shënjestër “terroristë të lidhur me Iranin”, të cilët, sipas saj, drejtohen nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) dhe kishin kryer sulme ndaj forcave amerikane dhe objekteve energjetike saudite.

Edhe pse SHBA-ja nuk e përmendi emrin e grupit të goditur, Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF) thanë se të paktën 10 nga anëtarët e saj u vranë gjatë sulmeve.

Ky zhvillim vjen pasi Irani lëshoi disa raketa balistike drejt forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Garda Revolucionare Islamike e Iranit pretendoi gjithashtu se kishte goditur tre anije nafte në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.

Sipas ushtrisë amerikane, avionët luftarakë amerikanë dhe sauditë goditën disa baza logjistike dhe depo armësh në lindje të Irakut. SHBA-ja tha se sulmet ishin një kundërpërgjigje ndaj më shumë se 30 sulmeve me dronë të kryera gjatë 72 orëve të fundit kundër forcave amerikane dhe interesave saudite.

CENTCOM paralajmëroi se Irani dhe grupet aleate të tij duhet të ndalojnë sulmet për të shmangur reagime të tjera ushtarake nga SHBA-ja.

Forcat e Mobilizimit Popullor janë një aleancë e disa milicive kryesisht pro-iraniane në Irak, të cilat prej vitesh konsiderohen pjesë e rrjetit të grupeve të mbështetura nga Teherani në Lindjen e Mesme. Këto grupe kanë sulmuar disa herë personelin dhe interesat amerikane në Irak, ndërsa SHBA-ja është kundërpërgjigjur me sulme ajrore.

Frika për një përshkallëzim të konfliktit ndikoi menjëherë edhe në tregjet e energjisë. Çmimi i naftës Brent u rrit me rreth 4.3%, duke arritur në 87.70 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u rrit me 4.2%, në 82.62 dollarë për fuçi.

Sulmet e fundit ndodhën në të njëjtën kohë me vizitën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington, ku ai u takua me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Previous ArticleNikoloski: World Bank report finds Macedonia with record growth in air travel and tourism in Eastern and Central Europe
Next Article Genta Ismajli kthehet në Kosovë dhe fshin çdo gjë nga e kaluara

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.